OpenAI drejt gjenerimit të 1 miliardë dollarëve të ardhura në 12 muaj

Kompania e mbështetur nga Microsoft po gjeneron më shumë se 80 milionë dollarë të ardhura krahasuar me vetëm 28 milionë dollarë vitin e kaluar.

OpenAI po shkon drejt gjenerimit të më shumë se 1 miliardë dollarëve të ardhura për 12 muajt e ardhshëm nga shitja e softuerit të inteligjencës artificiale dhe kapacitetit kompjuterik që e fuqizon atë raportoi the Information.

Këtë vit krijuesi i ChatGPT është projektuar të gjenerojë 200 milionë dollarë të ardhura. Kompania e mbështetur nga Microsoft po gjeneron më shumë se 80 milionë dollarë të ardhura krahasuar me vetëm 28 milionë dollarë vitin e kaluar.

Krahas ChatGPT, kompania fiton duke shitur aksesin në API për modelet e saj AI për zhvilluesit e sipërmarrjet në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe përmes partneritetit me Microsoft, ku ky i fundit ka investuar 10 milionë dollarë tek kompania në Janar.

ChatGPT, njohur për shkrimin e prozës dhe poezisë ka fituar vëmendje të gjerë në Silicon Valley ndërsa investitorët e shohin inteligjencën artificiale si zhvillimi i ardhshëm i madh për kompanitë teknologjike.