Opera lançon shfletuesin AI për të gjithë përdoruesit

Përdoruesit mund ta shkarkojnë nga ky moment nga uebsajti i kompanisë. Shfletuesi në fjalë ka një inteligjencë artificiale të integruar quajtur Aria dhe që mund të aksesohet nga paneli anësor.

Opera tha se shfletuesi i saj me AI gjeneruese është i gatshëm për publikun. Opera One tashmë ka dalë nga faza eksperimentale dhe është gjerësisht e disponueshme në Windows, Mac dhe Linux.

Përdoruesit mund ta shkarkojnë nga ky moment nga uebsajti i kompanisë. Shfletuesi në fjalë ka një inteligjencë artificiale të integruar quajtur Aria dhe që mund të aksesohet nga paneli anësor.

Mund të përdorni gjithashtu një shkurtesë tastiere quajtur CTRL + / për të filluar përdorimin e Aria. Inteligjenca artificiale në fjalë ofrohet edhe në shfletuesin Android të Opera duke filluar nga dita e sotme.

Aria lidhet me GPT për tu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve. Roboti AI gjithashtu inkorporon kërkimet live nga uebi për të gjeneruar tekst ose kod dhe përgjigjur pyetjeve të suportit në lidhje me produktet e Opera.

Për më tepër Opera One mund të gjenerojë përgjigje kontekstuale kur klikoni me butonin e djathtë të mausit ose selektoni një tekst. Opera thotë se përdoruesit nuk kanë pse të ndërveprojë me funksionalitetet AI të shfletuesit nëse nuk duan.

Por për përdorimin e Aria duhet të jeni të kyçur në një llogari Opera. Përtej AI, Opera One ka një pamje të re bazuar në një dizajn modular.