Operacion i policisë së Pejës

Policia e Kosovës – Stacionet Policore nё kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nga data 12.03.2021 e deri me datë 19.03.2021 (periudha një javore), ka arrestuar gjithsejtë nëntëmbëdhjetë (19) persona me urdhëresë nga Gjykata.

Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale:Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik, Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, Vjedhje e shërbimeve.Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme.