Ballina Lajmet Operacionet kundër PKK-së, neutralizohen 9 terroristë

Operacionet kundër PKK-së, neutralizohen 9 terroristë

Të paktën nëntë terroristë u neutralizuan në operacionet ajrore e mbrëmshme nga forcat turke ndaj çerdheve të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë njoftoi se bombarduesit turq kanë goditur bazën e sapozbuluar të PKK-së përgjatë vargmalit veriperëndimor Zap dhe Avashin-Basyan si dhe në qarkun kufitar turk Çukurca në provincën Hakari.

Në të njëjtën kohë, të paktën 35 terroristë u neutralizuan në sulmet ajrore që bombarduesit turq kryen të shtunën në malin verior të Kandil, i cili konsiderohet si baza kryesore e organizatës terroriste të PKK.

Institucionet turke të sigurisë përdorin termin “neutralizuar” për terroristët të cilët janë vrarë, u kapur ose janë dorëzuar tek forcat turke në operacionet anti-terroriste.

Malet Kandil, Gara, Metin, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.

Forcat turke kanë nisur një luftë gjithëpërfshirëse kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë për të tretin vit, si dhe në veri të Irakut dhe Sirisë.