Operacioni “Dega e Ullirit”, 2018 terroristë të neutralizuar

Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më tani në Afrin të Sirisë janë neutralizuar gjithsej 2018 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë thuhet se që nga fillimi i operacionit e deri tani janë neutralizuar 2018 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka filluar më 20 janar 2018, është ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Afrin, TSK dhe ULS çlirojnë 5 fshatra

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët pesë fshatra në Afrin të Sirisë.

Gazetarët e AA-së nga terreni raportojnë se në operacionin e nisur në orët e hershme të mëngjesit në qytezën Raxhu në veriperëndim të Afrinit janë çliruar nga YPG/PKK-DEASH fshatrat Shejh Muhammedli, Dudu, Semalik, Velikli dhe Kavanda.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 109 pika, përfshirë një qendër qyteze nga pesë qyteza të Afrinit, 80 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së.

Më 20 janar, TSK nisi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.