Ka arritur në 1.266 numri i terroristëve që janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se Komanda e Forcave Ajrore me sulmet ajrore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka shkatërruar 19 pozicione të përdorura si strehimore, bunkerë, depo armësh dhe pozicione zjarri nga organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.
Avionët të cilët kanë marrë pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë ndërsa në operacionet e djeshme u neutralizuan 86 pjesëtarë të organizatës terroriste.
Që nga fillimi i operacionit e deri më sot numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 1.266.




