Operacioni “Kthetra”, ushtria turke neutralizon 5 terroristë në veri të Irakut

Pesë terroristë të tjerë janë neutralizuar në kuadër të ofensivës antiterroriste “Kthetra” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e filluan ditë më parë në rajonin Hakurk në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Mbrojtjes nëpërmjet llogarisë së saj në rrjetin social Twitter njoftoi se ushtria turke ka neutralizuar edhe pesë terroristë të tjerë të PKK-së dhe se numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 27 maj ka arritur në 27.

Ndryshe, operacioni antiterrorist në veri të Irakut zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.