Opozita lëshon seancën, pasi nuk kaluan mocionet e tyre për Trepçën e Policinë

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ndërkaq në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve.

Në seancë si pikë e veçantë është paraparë edhe miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.

Nuk kaluan mocionet, opozita lëshon sallën

Nuk kaluan dy mocionet e partive opozitare për të diskutuar për kërkesat e grevistëve të Trepçës dhe për ato të Policisë.

Pasi këto dy mocione nuk morën përkrahjen e Kuvendit partitë opozitare lëshuan sallë.

Ndryshe, Kuvendi është duke vazhduar punimet me deputetët nga pozita me pikat tjera të rendit të ditës.

Nuk kalon kërkesa e opozitës që të hyjë në rend dite mocioni për “grevën e minatorëve” dhe “kërkesat e Policisë”

Propozimi i partive opozitare, që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të hyjë miratimi i rezolutës për minatorët e Trepçës dhe kërkesat e Policisë nuk ka kaluar.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur në mocionin për kërkesat e grevistëve të Trepçës morën pjesë në votim vetëm 86 deputetë. 33 deputetë e kanë përkrahur mocionin, 36 kundër dhe 7 abstenuan.

Po ashtu nuk kaloi as propozimi i partive opozitare për kërkesat e Policisë së Kosovës.

Nga 94 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 84 prej tyre morën pjesë në votim. 34 deputetë e përkrahën mocionin, 50 deputetë abstenuan.