Oppo Find X7 Ultra ka dy kamera periskop

Sistemi i kamerave të Find X7 Ultra karakterizohet nga katër sensorë secili prej 50-megapiksel dhe kanë kalibrimin e ngjyrave Hasselblad.

Ishe një kohë kur prodhuesit e smartfonëve po nxitonin për të prezantuar smartfonin e tyre me katër kamera, shumica e të cilave ishin sensorë mediokër zakonisht për foto macro ose filtër monochrome.

Sot jemi të “bekuar” me kamerat shtesë në disa smartfonë flagshipë por prodhuesit kanë filluar të mendojë për mënyra sesi të diferencohen nga njëri-tjetri.

Në rastin e Oppo, kompania vendosi jo një por dy kamera periskop në smartfonin e fundit Find X7 Ultra me procesorin Snapdragon 8 Gen 3.

Sistemi i kamerave të Find X7 Ultra karakterizohet nga katër sensorë secili prej 50-megapiksel dhe kanë kalibrimin e ngjyrave Hasselblad.

Kamera kryesore ka sensorin 1-inç LYT-900 të Sony i cili është më efikas në konsum energjie dhe ka performancë më të lartë termike. Ka hapje f/1.8, OIS (stabilizim optik), gjatësi fokale 23mm dhe reduktim 50 përqind i reflektimi të lentës.

Kamera me kënd super të gjerë ka një sensor 1/1.95-inç Sony LYT-600 me hapje f/2.0 me gjatësi fokale 14mm dhe distancë fokusi prej 4cm.

Në fund ngelen dy sensorët periskop telefoto. I pari ka zmadhim 3x optik bazuar në sensorin IMX980 të Sony 1/1.56-inç. Ka hapje f/2.6, gjatësi fokale prej 65mm dhe distancë fokusi prej 25cm.

Në fund vjen kamera me sensorin Sony IMX858 1/2.51-inç me hapje f/4.3, gjatësi fokale prej 135mm, dhe distancë fokusi prej 35cm. Zmadhimi optik i është 6x.

Përmes AI-enhanced zoom, Oppo thotë se Find X7 ofron zmadhim 12x. Telefoni i ri ka bateri prej 5,000 mAh me karikim me kabëll 100W dhe wireless 60W.

Ekrani 6.82-inç ka një panel QHD 3168×1440 me ndriçim maksimal prej 1600nits dhe frekuencë 120Hz. Telefoni kushton 845 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB hapësirë dhe 990 dollarë 16GB RAM dhe 512GB hapësirë.