Opsioni i ri në Play Store bën më të shpejtë shkarkimin, hapjen dhe përdorimin e aplikacioneve

Google e quan këtë opsion Appl Install Optimization. Po lançohet automatikisht për të gjitha pajisjet Android dhe aktivizohet automatikisht.

Google lançoi një opsion të ri në Play Store i cili synon të rrisë shpejtësinë e shkarkimit të aplikacioneve në telefonat tanë. Kompani nisi testimin e këtij opsioni një muaj më parë.

Google e quan këtë opsion App Install Optimization. Po lançohet automatikisht për të gjitha pajisjet Android dhe aktivizohet automatikisht.

Instalimi i aplikacioneve do të jetë më i shpejtë por jo vetëm, ato do të hapen dhe punojnë më shpejtë. Google thotë se gjithashtu do të ulet presioni mbi procesorin, baterinë dhe memorien e telefonit.

Kompania njihet për praktikat e saj të grumbullimit të të dhënave nga aplikacionet por kjo bëhet kryesisht për të përmirësuar performancën dhe nuk merren informacionet personale. Të gjitha të dhënat e shkarkuara dhe ngarkuar anë aplikacion gjithashtu nuk grumbullohen.

Sapo të bëhet i disponueshëm për smartfonin tuaj Android, automatikisht do të merrni një njoftim kur hapni Play Store. Por mund edhe ta verifikoni vetë duke ndjekur hapat si mëposhtë:

  1. Hapni Play Store
  2. Klikoni mbi foton e profilit dhe më pas Settings
  3. Nga faqja e re që hapet vëreni nëse opsioni App Install Optimization është i aktivizuar. Nëse doni ta çaktivizoni mjafton të klikoni mbi shinën horizontale të opsionit./PCWorld