Presidentja Vjosa Osmani i ka shpallur datën për zgjedhjet e reja, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.
Për datën, Osmani ka thënë se do të dalë me dekret më vonë.
Ajo tha se meqë nuk pati vullnet politik, shpërndarja e Kuvendit ishte zgjidhja e vetme.
“Data 11 janar është përjashtuar si mundësi. Sa i përket datës 4 janar, KQZ’së do t’i lejohej të përdoret vetëm një pjesë e buxhetit, për shkak të buxhetit. Dy datat e mbetura 21 ose 28 dhjetor. 8 parti për 28 dhjetor”.
“Data 28 është data që kam vlerësuar se mbetet e vetme e mundshme edhe pse edhe kjo paraqet sfidë për KQZ-në”, tha Osmani ndër të tjera.








