Osmani e nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Kosovës i ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në X, Osmani e cila ka postuar disa fotografi me presidentin e Emirateve, Mohamed Bin Zayed, ka shkruar se e falënderon presidentin për një gjë të tillë.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, H.H. @MohamedBinZayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët 🇽🇰. Marrëveshja e arritur gjatë Mtng-së tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë. 🇽🇰 🇦🇪”, ka shkruar Osmani.