Ballina Lajmet Kosovë Osmani në adresimin e fundit si presidente: Integriteti nuk negociohet, Kosova mbi...

Osmani në adresimin e fundit si presidente: Integriteti nuk negociohet, Kosova mbi gjithçka

Vjosa Osmani ka përmbyllur mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e vendit. Gjatë një ceremonie të mbajtur në Presidencë, ajo ia ka dorëzuar mandatin, kryekuvendares Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit nga sot do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes.

Osmani gjatë adresimit përmbyllës tha mes tjerash se Kosova nuk është e fortë vetëm kur fiton, por është e pathyeshme sepse nuk dorëzohet kurrë.

Më poshtë adresimin përmbyllës të mandatit të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.