Osmani nuk pranoi të zhvillohet seancë, Thaçi mban konferencë për media në orën 16:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu adresua me një kërkesë për seancë kryeparlamentares Vjosa Osmani.

E nga kjo e fundit mori përgjigje negative meqë nuk e kishte me urgjencë raportimin për vizitën në Amerikë.

Osmani në letrën e saj drejtuar presidentit të Kosovës i ka dhënë vërejtje se kërkesa për seancë do të duhej të bëhej më herët.

Më tutje, Osmani ka vazhduar arsyetimin e saj se kjo seancë nuk do të mund të ndodh para datës 9 mars, për shkak të angazhimeve në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më datat 5, 6 dhe 7 mars, ndërsa ka thënë se më 9 mars do të organizohet seancë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për shkak të këtij refuzimi, presidenti do të mbajë konferencë për media në ora 16:00. Konferenca do të mbahet tek Kabineti i Presidentit.