Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e kaluar, ka organizuar pritjen vjetore për korin diplomatik.
Ajo ka shpërndarë një video nga kjo pritje, ndërsa ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës, ndaj ndërkombëtarëve për mbështetjen e vazhdueshme.
“Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike dhe duke ndërtuar partneritete të forta anembanë botës. Javën e kaluar, në pritjen vjetore për korin diplomatik, shpreha mirënjohjen e popullit tonë ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.








