Osmani pas takimit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë: Marrëdhëniet me SHBA-të janë strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që pati në Kosovë me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka thënë se janë të vendosur që të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike, pa dhënë detaje të më-shumta nga ky takim. Ajo këto deklarata i dha nëpërmjet profilit zyrtar të saj në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.

Më tej, presidentja kosovare vlerësoi se marrëdhëniet me ShBA-të janë “ekzistenciale dhe strategjike”.

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherëood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike! 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar e para e vendit.