Ballina Lajmet Kosovë Osmani pas takimit me Spiropalin: Bashkëpunimi ynë është i pazëvendësueshëm

Osmani pas takimit me Spiropalin: Bashkëpunimi ynë është i pazëvendësueshëm

Pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përshtypjet e saj.

Ajo bëri të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar ministren Spiropali për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i jep Kosova.

Sipas Osmanit, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.

Presidentja theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur bashkëpunojnë për interesat e tyre shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë.