Osmani si Kurti: Sot është ditë e bardhë për Kosovën

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka hedhur votën, së bashku me bashkëshortin e saj.

Pas votimit, Osmani e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj tha pas votimit se sot është një ditë e bardhë për Kosovën dhe ftoi të gjithë qytetarët që vendosin për fatin e tyre duke shfrytëzuar të drejtën që të votojnë.

Osmani po ashtu ka falënderuar diasporën, të cilët kanë ardhur për të votuar në Kosovë, por edhe ata që kanë votuar përmes postës.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një dite ku qytetarët nëpërmjet vullnetit të lirë do ta përcaktojnë fatin e vendit por edhe të tyre individual. Sot është një ditë e ftoftë por i ftoj qytetarët që masivishtë të marrin pjesë në këtë proces. Dua të falënderoj mërgatën që kanë bërë sakrificë qoftë duke ardhur këtu për të votuar qoftë përmes postës. I ftojë të gjithë që me maturi e qetësi të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Duhet të presim që të marrin pjesë të gjithë ne votime që përmes votës të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë”, tha Osmani.