Osmani takohet me Maqedoncin e Jasharin, i përgëzon për angazhimin në misionin e mbrojtjes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

Osmani i ka përgëzuar për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.

Presidentja po ashtu ka vlerësuar se Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës.