Osmani takon kryeministrin Holandez, flasin për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e tretë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Gjatë kësaj kohe ajo ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Me kryeministrin holandez tema e takimit ka qenë situata në veri të vendit dhe sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, tha Osmani.

Pos kryeministrit holandez, Osmani gjatë qëndrimit në Spanjë ka zhvilluar takim edhe me presidentin Francez, Emanuel Macron, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Osmani ka refuzuar të takohet me homologun e saj nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.