Osmani u prit të takim nga Duka i Madh i Lukseburgut, e fton për vizitë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga Duka i Madh i Luksemburgut Henri, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Presidencës, në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës.

U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit”, thuhet ën komunikatë.

Në takim, Presidentja Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët.