Osmani uron Ditën e Kuvajtit: Mezi presim të ndërtojmë marrëdhëniet tona

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar princin dhe popullin e Kuvajtit në Ditën Kombëtare të këtij vendi.

Osmani ka thënë se menxi pret që të ndërtohen marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve.

“Urime, H.H. Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah dhe popullit kuvajtian me rastin e Ditës Kombëtare të vendit tuaj”.

“Ne mezi presim të ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera”, ka shkruar presidentja e vendit.