Organizata ndërkombëtare Oxfam ka akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si armë kundër popullsisë palestineze në Gaza. Sipas Bushra Khalidi, përfaqësuese e Oxfam në territoret palestineze, mbi 2 milionë civilë po vdesin ngadalë nga mungesa e ushqimit dhe ndihmës.
Ajo kritikoi marrjen e kontrollit të shpërndarjes së ndihmave nga kompania ushtarake izraelito-amerikane GHF, duke thënë se kjo ka shndërruar ushqimin në një “kurth vdekjeprurës”.
“Masakra ndodhin çdo ditë dhe askush nuk bën asgjë. Kjo nuk është një dështim humanitar, por një politikë e qëllimshme”, tha Khalidi për Al Jazeera.
Oxfam i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur luftën dhe për të siguruar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. /mesazhi


