Ka ndërruar jetë në spital i biri i presidentit të ndjerë egjiptian, Muhamed Mursi.
Abdullaj Mursi, 24 vjeç, ndërroi jetë në spitalin kryesor të Kajros pak minuta pasi kishte filluar të ndjente shtrëngime në gjoks.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi vëllai i tij Ahmed Mursi, i cili tha se shkak u vdekjes është një sulm i papritur në zemër.
Kujtojmë se presidenti Muhamed Mursi vdiq në rrethana të dyshimta teksa mbahej në burg nga regjimi i Abdelfetah al-Sisi.
Ai vdiq ne muajin qershor në gjykatore, në momentet kur po merrej në pyetje. Autoritetet e instaluara pas grusht shtetit mohojnë se vdekja e tij mund të jetë vrasje, por grupet për të drejtat e njeriut vënë në pikëpyetje raportet qeveritare që janë të motivuara politikisht. /Mesazhi/








