Pakistan, ish-kryeministri Khan fillon marshimin drejt kryeqytetit Islamabad

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan filloi marshimin e tij nga Lahori drejt kryeqytetit Islamabad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, Khan u takua me mijëra mbështetës të tij në “Sheshin Liria” në Lahor.

Mbështetësit e Khanit theksuan se “qeveria e importuar nuk mund të pranohet” dhe hodhën slogane kundër qeverisë.

Duke iu drejtuar partive nga këtu, Khan vuri në dukje se ky marshim zhvillohet për të mbrojtur vendin nga “plaçkitësit dhe hajdutët” dhe kërkoi nga mbështetësit e tij që të jenë paqësorë, pavarësisht provokimeve.

Ndërkohë, mbështetësit e Partisë Lëvizja për Drejtësi e Pakistanit (PTI) nga rajone dhe qyteteve të ndryshme kaluan në veprim drejt kryeqytetit Islamabad.

Për ish-kryeministrin Khan i cili pritet që bashkë me protestuesit të mbërrijë në Islamabad më 4 nëntor, mbetet ende e paqartë nëse do të mbajë apo jo protestë në kryeqytet dhe se sa kohë do të qëndrojë në Islamabad.

Khan njoftoi se marshimin e filloi me arsyen se qeveria e koalicionit nuk shpalli zgjedhje të parakohshme.