Palestina: Forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez

15-vjeçari Zaid Mohammad Ghuneim u qëllua në shpinë dhe qafë në fshatin Al-Khader, afër qytetit të Bethlehemit

Forcat izraelite të premten qëlluan dhe vranë një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa, duke cituar Ministrinë palestineze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se 15-vjeçari Zaid Mohammad Ghuneim u qëllua në shpinë dhe qafë në fshatin Al-Khader, afër qytetit të Bethlehemit. Ai u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por iu nënshtrua plagëve të marra.

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh dhe Ministria e Jashtme e dënuan vrasjen. /aa