Palestinë – Ja çfarë ndodhi gjatë natës:

Agjencia e lajmeve Wafa tha se 40 palestinezë u vranë në një sulm izraelit në një kamp tendash që strehonte njerëz të zhvendosur në kampin Tal as-Sultan në Rafah jugor.

Punonjësit e urgjencës dërguan dhjetëra të tjerë të plagosur në sulm në qendrat mjekësore në Rafah, por objektet e mbingarkuara nuk kanë kapacitet për të trajtuar të sëmurët, shumë prej të cilëve kishin pësuar djegie shumë të rënda.

Autoriteti Palestinez denoncoi “masakrën e tmershme”, duke thënë se ajo shënoi një sfidë izraelite ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëronte ndalimin e ofensivës në Rafah.

Edhe pse zemërimi u rrit, forcat izraelite vazhduan sulmet në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën pesë persona tjerë në qytetin e Gazës dhe një tjetër në kampin e refugjatëve Bureij.

Ushtria izraelite pretendoi se sulmi në Rafah eliminoi zyrtarët e Hamasit që kishin planifikuar sulme në Bregun Perëndimor.