Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pamje: ballkanasit dinjitozë që nuk i japin dorën Izraelit

Pamje: ballkanasit dinjitozë që nuk i japin dorën Izraelit

Kështu e merr përgjigjen “populli i zgjedhur” teksa kërkon t’i vërë flakën botës

Shpresa boshnjake (U-21) tërhoqi vëmendjen e publikut para fillimit të ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Izraelit, pasi lojtarët e saj refuzuan të shtrëngonin dorën me ekipin kundërshtar.

Ndeshja u luajt në Budapest dhe ky veprim shkaktoi reagime të shumta.

Pavarësisht tensioneve para fillimit, ndeshja u zhvillua pa incidente të mëdha në fushë.

Të dyja ekipet patën shanset e tyre, por rrjetat u mbajtën dhe ndeshja përfundoi 0:0.

 

Shoqata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk ka komentuar ende zyrtarisht për incidentin.

E gjithë kjo po ndodh nën klimën e rënduar të një lufte, ku Izraeli po shihet si strumbullari që kërkon t’i vërë flakën botës për trillet e saj fetaro-nacionaliste  në emër të të vetëquajturit “popull i zgjedhur”, si dhe të një gjenocidi të ushtruar në Gaza, faqe botës, pa turp e pa mëshirë. /tesheshi