Pamjet dramatike tregojnë momentin kur një shofer i shpërqëndruar në SHBA gati bie nga kodra

Një nga shqetësimet kryesore në SHBA mbetet vozitja e shpërqendruar.

Kjo pasi largimi i syve nga rruga për vetëm një sekondë mund të rezultojë në një katastrofë.

Aksident i ngjashëm i ka ndodhur një shoferi të Oregonit vetura e të cilit ngeci në një lartësi mbi 60 metra, shkruajnë mediat e huaja.

Pamjet e publikuara shfaqin momentin kur një Honda CR-V e vitit 2023 doli nga rruga. Shoferi i ka mbijetuar përplasjes, por Policia e Oregonit ka njoftuar se ai ka pësuar lëndime mesatare, jo fort të rrezikshme për jetë.

Për ta larguar shoferin nga kodra, ekipet e shpëtimit e kanë përdorur një sistem litar.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në autostradën 224 në kjuglindje të Portland.