PAN nuk ndan rrugët, taksa 100% mbetet – përfaqësues të koalicionit vazhdojnë dhe një takim tjetër

Pas mbledhjes së sotme të krerëve të koalicionit qeveritar, Klan Kosova merr vesh se liderët të cilët ishin pjesë e këtij takimi janë pajtuar që partnerët e koaliconit PDK, AAK, Nisma dhe AKR të mos ndajnë rrugët e bashkëpunimit politik.

Si rezultat, në këtë mbledhje është pranuar edhe qëndrimi i kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj sa i përket çështjes së moslargimit të taksës 100% ndaj mallrave serbe, njofton Klan Kosova.

Pas këtij takimi të kokave kyçe të koalicionit qeveritar, Klan Kosova mëson nga burime të saj se një takim i ngjashëm por nga përfaqësuesit e tjerë të këtyre subjekteve të koalicionit është duke vazhduar.