Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku bëri thirrje për solidaritet për viktimat në Turqi dhe Siri, pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.
Në seancën plenare që mbajti sot në Vatikan, Papa iu referua katastrofës së tërmetit në Turqi, i cili ishte efektiv në një zonë të gjerë përfshirë Sirinë.
“Mendimet e mia tani janë me popujt e Turqisë dhe Sirisë, të cilët u prekën rëndë nga fatkeqësia e tërmetit që shkaktoi mijëra të vdekur dhe të plagosur. Unë lutem për ta me ndjenja të forta. Dua të shpreh afërsinë time me të gjithë ata njerëz dhe me të gjithë që kanë vuajtur nga kjo katastrofë shkatërruese”, tha Papa.
Duke i ftuar të gjithë të solidarizohen me zonat e tërmetit përballë kësaj fatkeqësie, Papa shtoi: “Le të lutemi së bashku që këta vëllezër dhe motra të mund të ecin përpara përballë kësaj tragjedie”.
Papa falënderoi punonjësit e ndihmës që u përballën me vështirësi si kushtet e pafavorshme të motit dhe dëmtimet serioze të rrugëve dhe u përpoqën të shpëtonin jetë në këto kushte të vështira dhe kërkoi të luten për ta.
Papa shtoi se nuk duhet të harrohet lufta në Ukrainë.
Të paktën 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë u plagosën pas dy tërmeteve të fuqishme që pjesën jugore të Turqisë.
Si pasojë e tërmetit në Sirinë fqinje, të paktën 2.530 persona humbën jetën ndërsa 4.645 të tjerë u plagosën.