Papa Françesku dënoi spiralen në rritje të vdekjeve në Lindjen e Mesme

Papa Françesku dënoi të dielën spiralen në rritje të vdekjeve në Lindjen e Mesme duke u bërë thirrje të dyja palëve të konfliktit izraelito-palestinez të angazhohen në kërkim të sinqertë për paqen.

Spiralja e vdekjes që rritet dita-ditës po shuan vezullimet e rralla të besimit që ekzistojnë mes dy popujve”, u ankua Papa pas meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Ai përmendi sulmin ajror izraelit të së enjtes në një kamp palestinez në Bregun Perëndimor, i cili vrau 10 persona si edhe sulmin e së premtes ndaj një palestinezi që vrau shtatë persona pranë një sinagoge në Jerusalem.