Papa Françesku pranon abuzimin klerik të murgeshave, përfshinë edhe skllavërinë seksuale

Papa Françesku ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, dhe në një rast ato janë mbajtur si skllave seksuale.A i tha se në këtë rast paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë të murgeshave që u abuzuan nga priftërinjtë, njofton Klan Kosova. Mendohet të jetë hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët. Ai tha se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin, por tha se ishte”ende në vazhdim”.