Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës dhe për sulmet që u kryen ndaj dy qendrave mjekësore në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës si dhe ndaj një shkolle në Gaza, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Vatikani, përfshihen pikëpamjet e Papës për sulmin e Rusisë ndaj spitalit të fëmijëve në Kiev si dhe shënjestrimit të një shkolle në qytetin e Gazës.
“Papa ka mësuar me dhimbje sulmin e kryer ndaj një shkolle në Gaza dhe ndaj dy qendrave mjekësore në Kiev, në mesin e të cilave ndodhet edhe spitali më i madh pediatrik. Papa thekson shqetësimin e tij të thellë pas përshkallëzimit të dhunës. Ndërsa shpreh afërsinë e tij me viktimat e pafajshëm dhe të plagosurit, Papa shpreson dhe lutet që të përcaktohen sa më parë rrugët konkrete që do t’i japin fund konflikteve që vazhdojnë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.