Papa Françesku viziton fëmijët ukrainas që po kurohen në spitalin e Romës

Papa Françesku ka vizituar të shtunën pasdite 19 fëmijë ukrainas që po kurohen në Spitalin e Fëmijëve “Bambino Gesu”, në Romë.

Pacientët e vegjël u larguan nga Ukraina gjatë ditëve të para të luftës, e cila filloi më 24 shkurt kur Rusia pushtoi Ukrainën, dhe po marrin trajtim për sëmundje onkologjike, neurologjike si dhe për lëndime të rënda nga shpërthimet.

Papa u ndal në dhoma dhe vizitoi të gjithë të vegjlit e pranishëm, përpara se të kthehej në Vatikan.

Italia ka ofruar gjithashtu të rindërtojë Teatrin e Maripuol, të rrënuar nga shpërthimet e bombave ruse në Ukrainë. /tiranapost