Papa: Le të ndalojmë rrezikun e luftës bërthamore, të mësojmë nga historia

Papa Françesku deklaroi nga Vatikani se si tani 60 vjet më parë ekziston rreziku i një konflikti bërthamor dhe bota nuk mund të harrojë rrezikun e luftës bërthamore e cila kërcënon botën.

”Pse të mos mësosh nga historia? Edhe në atë moment pati konflikte dhe tensione të mëdha, por u zgjodh rruga paqësore”, shtoi Papa.

”Në Bibël është shkruar: Ndaloni në rrugë dhe shikoni, zbuloni shtigjet e së shkuarës, ku është rruga e mirë, ndiqni atë, kështu që do të gjeni paqen për jetën tuaj”, shtoi ai.

Në predikimin e meshës Papa bëri një apel për të mirëpritur emigrantët: ”Përjashtimi i emigrantëve, është kriminal, i bën ata të vdesin para nesh dhe kështu sot kemi Mesdheun që është varrezat më të mëdha në botë”. /atsh