Kreu i shtetit të Vatikanit, Papa Leoni tha se po kalojmë një periudhë ku lufta është bërë përsëri modë dhe vlera e dinjitetit njerëzor po humbet, transmeton Anadolu.
Në pritjen e tij të përgjithshme që zhvillon të mërkurave në sallën e Papa Palit VI në Vatikan, Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme në botë.
Ai tha se duhet të kërkohen rrugët drejt pajtimit dhe drejtësisë. “Të lutemi për paqe, në një moment kaq historik, kur vlera e dinjitetit njerëzor po humbet gjithnjë e më shumë dhe lufta është bërë përsëri modë”, tha Papa Leoni.
Edhe në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Vatikanit thuhet se Papa Leoni XIV priti dhe u takua gjithashtu me Masoud Barzani-n, udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) në Irak.
Nuk u nda asnjë informacion në lidhje me përmbajtjen e takimit.




