Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vatikan, ndërkohë është takuar me Papa Leonin.
Kreu i Shtetit të Vatikanit, Papa Leoni XIV, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ta diskutuar procesin e pranimit të vendit në BE dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
Sipas një deklarate me shkrim nga Vatikani, Papa priti Kryeministrin Rama këtë mëngjes në Vatikan.
Pas takimit me Papën, Kryeministri Rama u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (Kryeministrin), Kardinalin Pietro Parolin, dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministri i Jashtëm), Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Në deklaratën e Vatikanit u nda informacioni se “Gjatë diskutimeve të përzemërta, u vu theksi në marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy vendeve, si dhe u trajtuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis kishës dhe shoqërisë civile në vend”.
“Takimi u përqendrua gjithashtu në çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian” thuhet ndër të tjerash në deklaratë.








