Paqja e përgjakshme e Palestinës, rreziqet dhe perspektiva

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Një armëpushim i shumëpritur, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, midis Izraelit dhe Hamasit, shënon një ndërprerje të përkohshme të luftës pas dy vitesh konfliktesh shkatërruese dhe gjenocidale në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve mediatike, marrëveshja parashikon shkëmbime graduale të pengjeve dhe të burgosurve, ripozicionim të kufizuar të trupave izraelite dhe akses të zgjeruar humanitar.

Megjithëse marrëveshja gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare (nga SHBA, Egjipti, Katari, Turqia dhe OKB-ja), ajo mbetet e brishtë dhe me rrezik të lartë dështimi.

Sfidat kryesore

• Vonesat ose mosmarrëveshjet lidhur me tërheqjen e trupave izraelite, kontrollin e kufijve apo listat e të burgosurve mund të rindezin dhunën.

• Marrëveshja, sipas të gjitha gjasave, nuk adreson çështjet afatgjata si statusi i Jerusalemit, vendbanimet izraelite, çështja e refugjatëve dhe sovraniteti shtetëror palestinez, duke lënë të paprekura shkaqet thelbësore të konfliktit.

• Fraksionet e linjës së ashpër, si në Izrael ashtu edhe në Gaza, mund t’i rezistojnë kompromisit, ndërsa përçarjet e brendshme politike rrezikojnë ta minojnë stabilitetin e përkohshëm.

• Zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve dhe dhuna e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dëmtojnë çdo perspektivë të stabilitetit afatgjatë.

• Pa liri të plotë të popullsisë së Gazës dhe logjistikë të qëndrueshme humanitare, rimëkëmbja e territorit dhe ndihma bazike për civilët, të cilët me heroizëm kanë mbijetuar nën një gjenocid të pashembullt gjatë këtyre dy viteve, marrveshjet mbeten rrezikshëm të brishta.

Prof.Dr. Rrahman Ferizi