Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike, Dogana jep detaje

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur që të parandalojnë një tentim kontrabandimi në rajonin e Lipjanit.

“Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoolike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se pas veprimeve operative, zyrtarët e Doganës së Kosovës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast aty janë gjetur mallra të kontrabanduara.

Sasia totale e mallrave të gjetura është: Pije joalkoolike 3600 litra, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.