Parandalohet kontrabanda, sekuestrohen 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg

Policia e Kosovës njofton se gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dje më 25.04.2024, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit ka parandaluar kontrabandën me mallra, ku ka sekuestruar 487.5 kilogramë duhan të gatshëm për treg.

Deri te kjo erdhi kur organet e rendit kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar. Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar:

360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojit lord60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.
“Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg. Vlera e mallit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore, dhe se malli i kontrabandës dhe automjeti u sekuestruan dhe u dërguan në terminalin doganor-Hani i Elezit.