
Partia e kryeministres japoneze Sanae Takaichi ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke siguruar mazhorancë në dhomën e ulët të parlamentit.
Sipas transmetuesit publik japonez NHK, Partia Liberaldemokrate (LDP) e Takaichit fitoi 316 nga gjithsej 465 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve, organi më i fuqishëm legjislativ në Japoni.
Rezultati i jep qeverisë një kontroll të fortë mbi proceset ligjvënëse dhe pritet të forcojë pozitën politike të kryeministres në drejtimin e vendit në periudhën e ardhshme. /mesazhi







