Skuadra nga Serbia, Partizani i Beogradit ka paralajmëruar tifozët të kenë kujdes në ndeshjen e së enjtes përballë Skënderbeut të Shqipërisë.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0 me 0, por skuadra shqiptare ka marrë një dënim nga UEFA, për shkak të fyerjeve në drejtim të serbëve.
Për këtë, klubi serb ka një mesazh për tifozët e saj, të kenë kujdesë dhe të mos fyejnë shqiptarët për shkak se UEFA merr masa të ashpra.
“Ne t gjithë e ndjemë atmosferën që duhet krijuar kundër Skënderbeut, e cila luhet të enjten e ardhshme në stadiumin tonë. Ne gjithashtu e dimë që ju jeni të vetëdijshëm për rrezikuan që kjo ndeshje mbartë, sidomos për shkak të dënimit me kusht që iu është vendosur Partizanit. Kjo është një lojë e rëndësishme për ne, andaj duam që ta fitojmë në mënyrë sportive, pa provokuar askënd”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit serb.
Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet të enjten në kuadër të Europa Ligës.








