Ballina Lajmet Kosovë Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Pas Haxhiut, Costa zhvillon takim edhe me Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Kosovë është pritur në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Costa po qëndron në Kosovë, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të mërkurën, Costa ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiun.

Ndyrshe, Costa të martën vizitoi Shqipërinë, ndërsa paraprakisht ka vizituar edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.