Pas kritikave të Ramës për konspiracion, Kurti: Nuk e di për çfarë është fjala

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është dëshmuar që Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. A e keni pyetur për cilën teori është fjala. Nuk e di për çfarë teorie konspirative është fjala këtu. Unë po u them qëndimin tim”, tha Kurti.

Në konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, Kurti e tha shkurt se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

“U konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe i thellë që të mos ketë nevojë për variantet e tjera alternative”, tha Kurti.

Ndërkaq, pas takimit me Merkel ai kihste thënë se “është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”.

“Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, kishte deklaruar Rama.