Pas nisjes për në Kinë, presidentit të Interpolit i humbet çdo gjurmë

 Hetuesit francezë, kanë nisur një hetim lidhur me “alarmin për zhdukjen e presidentit të Interpolit, kinezit Meng Hongwei, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat franceze shkruajnë se 64 vjeçari Meng është zhdukur pasi ishte nisur nga Franca për në Kinë, në fund të shtatorit.

“Që nga nisja e tij, ai mbetet i pakapshëm dhe i janë humbur të gjitha gjurmët”, thuhet në lajmin e radios franceze Europe1, ku thuhet se gruaja e shqetësuar e Meng që jeton në Lyon të Francës bashkë fëmijët e tyre, ka denoncuar rastin tek autoritetet franceze, pas çka është marrë në pyetje nga policia gjyqësore.

Meng mori postin e numrit një të Interpolit në nëntor të vitit 2016, duke trashëguar francezin Mireille Ballestrazzi.