Pas një kohe të gjatë, asnjë pacient në mjekim intensiv nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosvës (ShSKUK) ka njoftuar se pas një kohë të gjatë në mjekim intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me Covid-19.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientël;

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë;

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;

Spitali i Pejës, 2 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.