Pasi të lexoni këtë, do të hani një lugë mjaltë çdo mbrëmje, para se të flini!

Mjalti thuhet se është ilaçi i artë i natyrës!

Ndërsa zakonisht dëgjoni se nuk duhet të hani mjaltë pas orës 19:00, shëruesit popullorë europianë rekomandojnë të pini qumësht të ngrohtë me një lugë çaji mjalti për të siguruar një gjumë të mirë.

3 nga arsyet se pse duhet të hani mjaltë çdo natë para gjumit janë:

#1 – Do të flini shumë më mirë

Mjalti organik i papërpunuar bën mrekulli dhe në të vërtetë rekomandohet të konsumohet para gjumi.

Ai e mban mëlçinë tuaj “të plotë” dhe sigurohet të prodhojë sasinë e duhur të glikogjenit për natën.

Mjalti gjithashtu ndihmon trurin duke ngritur nivelet e tij të insulinës, e cila lëshon triptofanin në tru. Triptofani shndërrohet në serotonin, i cili më pas formohet në melatoninë. Shumë njerëz e quajnë melatoninën një “hormon Wellness” sepse rrit imunitetin dhe rindërton indet. Melatonina jo vetëm që ju ndihmon gjatë gjumit, por siguron që të zgjoheni të shplodhur mirë.

#2 – Do të humbni disa kilogramë

“Dieta e Mjaltit” u themelua nga Mike Mcinnes (një ekspert i të ushqyerit dhe kimist) kur ai kuptoi se atletët që hanin ushqime të pasura me fruktozë (të tilla si mjalti) digjnin dhjetë herë më shumë yndyrë sesa një person mesatar.

Mjalti vepron si lëndë djegëse për mëlçinë tuaj dhe i mundëson asaj të prodhojë më shumë glukozë.

Kur prodhohet glukoza, ajo paralajmëron trurin se nivelet e sheqerit janë të larta dhe e detyron atë të çlirojë hormonet e djegies së dhjamit.

#3 – Do ndiheni më mirë me veten

Mjalti dihet se qetëson dhimbjen e fytit, ndërsa vepron si ilaç për kollën. Dy lugë çaji me mjaltë do të qetësojnë edhe dhimbjet më të ashpra të fytit, por nuk rekomandohet për fëmijët nën 1 vjeç.

Në Zelandën e Re dhe në Australi, mjalti Manuka përdoret për të shëruar plagët. Kjo formë e mjaltit ka qenë e njohur për të ndaluar infeksione prej kohësh.

Ndër të tjera, mjalti ndihmon dhe në alergji dhe rrit sistemin tuaj imunitar.

Ndërsa mjalti ka shije të mirë, bëni kujdes të mos e teproni. Duke qenë se në një lugë ka shumë sheqer, mund të jetë e pashëndetshme nëse konsumohet në sasi të mëdha. Mjalti mund të mos rekomandohet për diabetikët, prandaj flisni më parë me mjekun tuaj.