Patate të mbushura me gjizë dhe fasule

Përbërësit: gjizë, 4 patate, 400 g fasule (të ziera), qepë e njomë, djathë Parmigiano dhe pak mustardë.

Përgatitja: Pastroni patatet, shpojini me një pirun dhe vendosini në mikrovalë për rreth 12 minuta. Ndërkohë, në një enë shtoni gjizën, fasulet, qepët e copëtuara dhe mustardën. Përziejini derisa të përftoni një masë homogjene.
Pritni patatet me një kryq në mes, duke nxjerrë tulin e patateve për të formuar kështu një hapësirë për mbushje. Shtoni në secilën prej tyre nga masa e përgatitur me gjizë dhe mbi të vendosni pak djathë të grirë. Vendosini në furrë të piqen për rreth 5 minuta, derisa djathi të shkrihet. Ju bëftë mirë!