Këshilli Drejtues i PD-së pas mbledhjes së 3 shtatorit bazuar në statutin e saj ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor që do të mbahet të mërkurën (më 28 shtator).
“Ky qëndrim i K.Drejtues (03.09.2016) u rikonfirmua edhe në mbledhjen e 21 shtatori 2016, ku pjesmarrës ishin 17 degë, nga 24 sa janë gjithësej, të cilat po kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetarët Jeton Svirca dhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi si dhe Sekretari i Përgjithshëm Fidan Mustafa, e në të cilin u vendos që të bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë.
“Të gjitha degët u dakorduan që të angazhohen në mënyrë që ky proces të jetë në plotëni konform statutit të partisë dhe vendimeve që Këshillli Drejtues i ka marrë më datë 3 shtator 2016”, thuhet një njoftim për media të kësaj partie.